Maqedoni TOP LAJM

Nevzat Bejta paralajmëron kandidimin e tij në zgjedhjet komunale në Gostivar

Zhurnal Ads

Gostivar, 20 tetor, Zhurnal.mk – Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta për TV21 tha se kandidimi i tij nuk është dëshirë e tij por siç thotë ai, nevojë e qytetarëve.

“Qytetarët dinë të bëjnë dallimin se si ka qenë Gostivari në kohën e Nevzatit dhe si është Gostivari në kohën e Taravarit. Dallimi është shumë i madh dhe për këtë shkak qytetarët dëshirojnë të më kthejnë në krye të qytetit të Gostivarit”, tha Bejta.

Ai tha se nëse gjendet kandidat tjetër që mund të bëjë punë më të mira se ai, atëherë ai do të mbështes atë kandidat që do të realizojë projektet që janë në favor të qytetarëve.

“Qytetarët e dinë se unë jam i dëshmuar se për atë që e kam premtuar edhe e kam realizuar dhe tani qytearët masovikisht, shqiptarët dhe pjestarët e komuniteteve tjera kërkojnë që unë të jem në krye të Gostivarit”, tha Bejta.

Ndryshe, zgjedhjet komunale në Maqedoni pritet të mbahen gjatë vitit të ardhshëm ndërsa nëse kandidon Bejta në për kryetar komuna do të jetë kandidimi i tij i pestë./Telegrafi/

Postime të ngjashme

Besimi: Ligji për mbështetje financiare paraqet një injektim prej 70 milion euro në ekonomi

T E

Mariçiç – Bomgartner: Franca e gatshme për të ndihmuar në reformën gjyqësore

T E

“Sistemi aktual edukativo-arsimor duhet të  reformohet”

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...