Neymar iu ofrua Barcelonës, trajneri Flick nuk e donte

nga Xh M

Futbollisti brazilian Neymar ka vuajtur nga lëndimet këto vitet e fundit.

Ai aktualisht është pjesë e Al-Hilal në Arabinë Saudite, për të cilin ka vetëm 5 paraqitje për një vit.

Mirëpo, edhe në këtë gjendje, sipas mediave spanjolle ai i është ofruar ish-klubit të tij, Barcelonës, e cila po kërkon një sulmues anësor të majtë.

Mirëpo, mendim të mirë rreth kësaj çështje nuk kishte trajneri gjerman i Barçës, Flick i cili e refuzoi këtë mundësi, për arsye ende të pa mësuara.

Neymar ishte pjesë e Barcelonës nga viti 2013 deri më 2017.

Me fanellën e Blaugranëve, Neymar u paraqit në 186 ndeshje, duke shënuar 105 gola dhe duke kontribuar me 76 asistime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More