Neymar ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer në kampionatin brazilian, duke udhëhequr Santosin drejt një fitoreje të rëndësishme.
Skuadra e Santosit mposhti Juventuden me rezultat 3-1, në një ndeshje ku ylli brazilian ishte protagonisti kryesor me dy gola të shënuar.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 37-të, kur Neymar realizoi një gol të bukur për të kaluar ekipin e tij në epërsi.
Vetëm tre minuta më vonë, Barreal dyfishoi avantazhin për Santosin, duke e çuar rezultatin në 2-0.
Mysafirët arritën të ngushtonin diferencën në fund të pjesës së parë, duke shënuar për 2-1 dhe rikthyer emocionet në ndeshje.
Megjithatë, Neymar vulosi gjithçka në minutën e 80-të, kur realizoi golin e tij të dytë dhe të tretin për Santosin, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ky ishte goli i tretë për Neymar në kampionat, në 9 paraqitje me fanellën e Santosit këtë edicion.
