Sport

Neymari dhe Alvaro i shpëtojnë dënimit, pas akuzave për racizëm

Zhurnal Ads

As ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, e as mbrojtës i Marseille, Alvaro Gonzalez, nuk do të përballen me ndëshkime për komentet e dyshuara raciste gjatë një ndeshjeje mes tyre në Ligue 1 më 13 shtator.

Neymari ishte përjashtuar nga ndeshja me karton të kuq në Parc des Princes, për shkak se e kishte qëlluar pas koke Alvaron.

Pas ndeshjes, braziliani e akuzoi spanjollin se kishte përdorur gjuhë raciste kundër tij.

Por më vonë edhe Neymari u përball me akuza për racizëm ndaj një futbollisti tjetër të Marseille, Hiroki Sakai.

Neymari është ankuar ndaj pezullimit me dy ndeshje për kartonin e kuq, ndërsa Alvaro i ka shpëtuar pezullimit.

Në një komunikatë, Komisioni Disiplinor i Ligës së Futbollit Profesionist në Francë theksoi se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për t’i mbështetur akuzat.

Postime të ngjashme

Mungon kapiteni Rrahmani, Challandes tregon dy emrat që mund ta bartin shiritin ndaj Maqedonisë së Veriut

admin

Del Piero: Dybala nuk luan për shkak të gjendjes fizike

admin

Havertz, Partey, Sane: Top 20 transferimet më të mira të kësaj vere

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...