Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Neymari do të mungojë disa ndeshjes, pas lëndimit kundër Basaksehir

Zhurnal Ads

Neymari mund të mungojë në disa ndeshje për Paris Saint-Germain, pas një lëndimi që e pësoi në fitoren e skuadrës së vet kundër Istanbul Basaksehir të mërkurën në Ligën e Kampionëve, ka zbuluar trajneri i vet Thomas Tuchel.

Përfaqësuesi i Brazilit e ndjeu një shqetësim në kofshën e këmbës së majtë dhe u zëvendësua nga Pablo Sarabia si masë parandaluese pas vetëm 26 minutave në stadiumin Fatih Terim.

PSG-ja do t’i zhvillojë tri ndeshje në 10 ditët e ardhshme, kundër Nante dhe Rennes në Ligue 1 dhe kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve.

Tuchel është i shqetësuar se Neymarin, i cili i shënoi dy gola dhe i dha tri asiste në gjashtë ndeshje këtë sezon, nuk do të luajë në ndeshjet e lartpërmendura.

“Ishte e nevojshme ta largoja nga loja. Tani duhet t’i presim testet. Ai nuk kishte dhimbje serioze, por ndjeu një shqetësim”, tregoi Tuchel.

“Për shkak të orarit të ndeshjeve, ai mund të mungojë në disa ndeshje, edhe pse nuk jam i sigurt në këtë çast”, shtoi ai.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Hysaj me shumë gjasa pritet të largohet nga Napoli, shumë skuadra pas tij

Z H

Koeman konfirmon interesimin e Barcelonës për Wijnaldum

admin

Cavani është 7-shi i ri i Unitedit, por a do mundet uruguaiani ta thyejë ‘mallkimin’ e numrit legjendar

admin

Tifozët e Arsenalit të kthyer në tribuna kërkuan rikthimin e Ozilit në skuadër

E.E.

Lampard në prag të shkarkimit, më i dobti në erën e Abramoviç

Z H

Ylli i Real Madridit: Jemi me Zidane deri në vdekje

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...