Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nga 1 dhjetori transporti publik falas për qytetarët

Zhurnal Ads

Nga 1 dhjetori transporti urban në Prishtinë do të jetë falas për qytetarët. Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se ky lehtësim për udhëtarët në kushtet e pandemisë do të qëndrojë në fuqi deri në fund të muajit.

“Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër Covid 19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, sqaron Ahmeti.

Ndërkaq, nga Partia Demokratike e Kosovës propozojnë që udhëtimi falas në urbanët e Prishtinës të shtyhet deri në mars të vitit të ardhshëm

Përfaqësuesi i PD Kosovë: Ne si grup kemi propozuar që trafiku urban të jetë pa pagesë për gjithë qytetarët e Prishtinës për 4 muaj deri në mars. I bëj thirrje kryetarit të komunës që të vendosë të gjitha procedurat në zbatim në mënyrë që të futet një linjë buxhetore për këtë aspekt

Por, sipas kryetarit Ahmeti, një vendim i tillë nuk mund të merret tani pasi duhet ndryshuar buxheti i komunës, por çështja do të rikthehet për shqyrtim sërish në fillim të vitit të ri.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kosova e gatshme të dërgojë FSK-në në Kroaci pas tërmetit

S.B.

Pse dështoi koalicioni me Nismën? Flet Shala i PDK-së

T E

Mbingarkohet Infektivja, rriten rastet me koronavirus në Kosovë

admin

Në Spitalin e Gjakovës të shtrirë janë 28 pacientë, prej tyre 19 janë me COVID-19

admin

Humbin jetën katër persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen edhe 199 raste të reja

S.B.

Arrestohet kosovarja që i dërgoi drogë bashkëshortit në burgun e Dubravës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...