Nga 1 janari më shumë energji të lirë elektrike – KRRE: Në vijim janë analizat për vendosjen e një ore shtesë

nga Xh M

Deri në fund të këtij muaji KRRE do të kumtojë nëse qytetarët nga 1 janari do të mund të shfrytëzojnë një orë shtesë energji të lirë elektrike.

“Nëse vendoset lista, kjo do jetë nga 1 janari. D.m.th. ne me analizat jemi nga fundi, do të duhet ato analiza t’i prezantojmë para opinionit të ekspertëve dhe kuptohet para kompanive EMV dhe EVN Home. Nëse analizat tregojnë se duhet të pranohet, megjithatë pa i bërë dëm EMV-së dhe EVN Home, do të propozohet që tarifa e tanishme ditore të vlej deri në orën 16 në vend të deri në orën 15 siç është tani”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE.

Në periudhën e ardhshme në takimet me ekspertët dhe kompanitë do të diskutohet për vendosjen e orës shtesë të energjisë së lirë elektrike. Analizat e deritanishme janë pozitive, por shqetësim janë çmimet e larta të energjisë elektrike në Europën juglindore nga Hungaria deri në Greqi, që kanë për 2 deri në 3 herë çmime më të larta në orë të caktuar kur ka tregtim më të madh në krahasim e pjesën tjetër të Europës.

“Komuniteti energjetik është zëdhënësi ynë para Komisionit Europian dhe ne kërkojmë një hetim se çfarë ka ndodhur në tregje për të pasur një goditje të tillë çmimi në rajonin tonë. Ajo letër është dërguar para dy-tre javëve edhe me nismë tonë, thanë ministrat e Energjisë së Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, ku edhe ata përballen me çmime shumë më të larta si vende anëtare të BE-së. Duhet hetuar, fakt është se në rajon ka pasur investime të mëdha në burimet ripërtëritëse, në të gjithë rajonin”, deklaroi Bislimovski.

Problemi pritet të hapet javën e ardhshme në trupat rregullatorë të vendeve anëtare të Komunitetit energjetik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More