Agjencia Zhurnal.mk

Nga 1 Janari procedura të reja për azilkërkuesit

Athine, 20 nentor – Që nga data 1 anar e vitit të ardhshëm, në Greqi hyn në fuqi ligji i cili ndryshon procedurat për azilkërkuesit. Elementi kryesor është ai i përshpejtimit të procedurave, por organizatat jo qeveritare pretendojnë se ky ligj dëmton barazinë mes personave që kërkojnë azil në Greqi.

218 ditë është afati që një azilkërkues në Greqi, duhet të presë për analizimin e kërkesës së tij për azil.

Përshpejtimi i procedurave mbetet një prioritet për autoritetet greke, por organizatat jo qeveritare shprehen se në këtë mënyrë dëmtohen emigrantët. Për shembull shqetësimet nga stresi post traumatik, është hequr nga kriteret ndihmuese për marrjen e azilit.

Kjo për arsyen se personat me këtë lloj shqetësimi e kanë shumë të vështirë të mbajnë mend eksperiencat e tyre dhe një gjë e tillë mund të ketë pasojat për një procedurë të barabartë.

Ndër të tjera, futja e azilkërkuesve në sistemin shëndetësor publik mund të shkaktojë tragjedi si ajo e të shtunës së kaluar kur një vajzë 9 muajshe që vinte nga Kongo, humbi jetën. Kjo pasi ajo jetonte në kushtet e vështira të kampit me prindërit e saj.

Vdekja e vogëlushes i shtohet listës së pafundme të tragjedive të ndodhura në Moria përfshirë dhe krizën e refugjatëve në vitin 2015. Autoritetet greke janë në gjendje alarmi sepse dimri po vjen dhe bashkë me të dhe më e keqja.

Për autoritetet greke ligji i ri që hyn në fuqi në 1 janar, pritet që të japë shumë shpejt rezultat. Ndërkohë që deri atëherë barra më e rëndë bie tek personat të cilët menaxhojnë kampet e refugjatëve.

Zëvendës drejtori i kampit të Morias, u shpreh se ligji i ri po shkon në drejtimin e duhur, duke përshpejtuar procesin e analizimit të kërkesave për azil dhe vendosjen e afateve më konkrete për vlerësimin e çdo kërkese. Por për të pasur sukses, duhet që personat që nuk kanë përfituar azil, të rikthehen në Turqi. Për momentin qeveria greke parashikon të transferojë rreth 20 mijë azilkërkues brenda këtij viti. Por me 2 mijë refugjatë më shumë të mbërritur nga Turqia katër ditët e fundit, plani për të ulur tensionet në ishullin e mbipopulluar, duket se do të dështojë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...