Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nga 1 janari, viza online ETIAS edhe për qytetarët e RMV-së

Shkup, 7 tetor – Bashkimi Evropian rikthen vizat në zonën Shengen, për hyrjen e qytetarëve të 60 shteteve. Si pjesë e këtij sistemi është edhe Maqedonia e Veriut.   

Nga 1 janari i vitit 2021 të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në vendet e Shengenit, do të pajisen me vizat formale online të quajtur ETIAS .

Sistemi i autorizimit dhe informacionit elektronik të udhëtareve ka për qëllim filtrimin e të gjithë atyre që udhëtojnë, për të ruajtur kufijtë e Bashkimit Europian.Qytetarët e 60 shteteve që duan të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, do të duhet të plotësojnë një formular online,  nëpërmjet një telefoni celular, kompjuteri ose tableti.  

Në këtë formular, udhëtarët do të duhet të japin detaje për udhëtimin e tyre,  të dhënat për shëndetin dhe sigurinë, si psh të dhënat se a kanë qenë të dënuar apo kanë pasur vepra të rënda kriminale.Sistemi ETIAS, kërkon që të gjitha informacionet të jetë në besueshme, pasi çdo e dhënë në formular do të kontrollohet bazuar në të dhënat e databazës së Bashkimit Europian ( Interpoli apo Europoli).

Nëse të dhënat nuk janë të sakta,  aplikimi do të refuzohet dhe udhëtarët do të duhet që të riaplikojnë duke dhënë të dhënat e tyre të sakta. Për çdo aplikim paguhet një shumë e vogël parash përmes një kartele bankare.Udhëtarët që marin aprovim të aplikimit të tyre, duhet të ketë një kopje të formularit të miratuar, gjatë hyrjeve apo edhe pranë zyrave të emigracionit të vendeve Shengen.  

Ky dokument vize online duhet të sigurohet vetëm nëse udhëtoni për qëllime biznesi dhe turizmi në vendet e BE-së.   ETIAS nuk ju nevojitet nëse udhëtoni për qëllime punësimi, pasi në këtë rast ,  qytetarët do të duhet të aplikojnë për një tjetër vizë. Procesi i marrjes së një autorizimi të tillë për të udhëtuar ne zonën Shengen zgjat deri në 72 orë kohë, ne raste të vonesave apo pushimeve zyrtare.  

Etias, do të jetë e vlefshme për tre vite, ku mbajtësi i saj do të mund të qëndrojë në vendet Shengen 90 ditë, brenda një periudhe prej 6 muajsh.

Postime të ngjashme

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

Kthehet depoziti për vaksinat kineze, nga MSH thonë se marrëveshja nuk është anuluar

T E

Alarmante situata me llojin britanik të virusit, nesër mblidhet KSI

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...