Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Nga 1 maji deri sot janë shqiptuar mbi 128mijë dënime për mos mbajtje të maskës

Shkup, 7 janar – Zhurnal.mk – Nga 1 maji deri më sot janë shqiptuar gjithsej 128 mijë dënime për mos mbajtje të maskës mbrojtëse. Vetëm në periudhën nga maji deri më 23 qershori, në evidencën e policisë janë regjistruar 20.327 shkelje për mos mbajtje të maskës, informon Zhurnal.

Dënimi për mos mbajtje të maskës për persona fizik shënon 20 euro, ndërsa 2000 euro për kompanitë të cilat nuk kanë siguruar maska mbrojtëse për të punësuarit përshkak mbrojtjes nga korona virusi.

“Nga sjellja e masës për mbajtje të obligueshme të maskës me qëllim të parandalohet përhapja e Covid 19 deri më sot janë shqiptuar gjithsej 128,849 gjoba për mos respektim të masës, gjegjësisht për mos mbajtje të maskës” thonë nga MPB.

Nëse paguhen të gjitha këto gjoba nga 20 euro, do të thotë se shteti mund të fitojë mbi 2,5 milion euro përshkak mos mbajtje të maskës. Por, autoritetet nuk kanë të dhëna se sa qytetarë gjithsej kanë paguar gjoba.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...