Nga 1 nëntori fillon me punë Shkolla për prodhimin e personelit për rritjen e eksportit

Shkup, 29 shtator – Nga 1 nëntori do të fillojë me punë Shkolla për prodhimin e personelit për rritjen e eksportit me qëllim përfundimtar krijimin e një instituti për eksport, njoftoi sot Këshilli për promovimin e arsimit të lartë të Odës Ekonomike të Maqedonia së Veriut.

 

Këshilli u formua më 17 shtator 2021, ndërsa sot në konferencë për shtyp i kumtoi aktivitetet e planifikuara, qëllimi kryesor i të cilëve, siç u tha, është të organizojnë dhe inkurajojnë forma të përshtatshme të edukimit funksional të vazhdueshëm, inovacion të njohurive të menaxhmentit dhe profesionistëve të tjerë, si dhe përmirësimin profesional të njohurive të fituara përmes trajnimit profesional.

“Me konstitutimin e djeshëm të Këshillit, përfundon procesi i transformimit thelbësor i quajtur “Oda e së ardhmes” në prag të 100 -vjetorit të ekzistencës së tij. Me konstituimin e Këshillit për promovimin e prodhimit dhe eksporteve industriale; Këshilli për promovimin e arsimit të lartë; Këshilli për përmirësimin e cilësisë së stërvitjes dhe trajnimit dhe Këshilli për teknologji të avancuara animon disa qindra biznesmenë dhe shkencëtarë të rinj të cilët kanë nevojë të zbatojnë plotësisht konceptin e ri. Të gjithë ata individë me integritet, pa asnjë vërejtje, pranuan ofertën tonë për t’u bashkuar me ne dhe kështu të ndihmojmë veten, Odën dhe shtetin në ndërtimin e së ardhmes, tha nënkryetarja e Odës Ekonomike”, Jelisaveta Georgieva Jovevska.

Kryetari i Këshillit, Gligor Bishev tha se tashmë janë zhvilluar tre programe me module të veçanta që do të realizojnë qëllimet e përcaktuara në lidhje me të gjitha çështjet që lidhen me përmirësimin e njohurive të stafit të arsimit të lartë. Përveç Institutit të Eksportit, ekziston edhe Klubi i Menaxherëve i cili nga 15 Nëntori 2021 do të krijojë një Shkollë të biznes-liderëve, si dhe Zhvillimin e bizneseve të vogla, të mesme dhe bizneseve fillestare duke krijuar një Modul për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe një Modul për zhvillimin e bizneseve të reja, gjithashtu nga 15 nëntori.

Lektorët dhe anëtarët e Bordeve të Programit në të gjitha modulet do të jenë menaxherët dhe shkencëtarët më të suksesshëm nga vendi ynë i përfaqësuar në organet e Odës, siç janë nënkryetarët e Odës ekonomike- Klubi 100, nënkryetarët e Odës – Klubi 10, kryetarët e këshillave pranë Odës, si shumë njerëz të tjerë të suksesshëm, kryesisht nga biznesi, të cilët pas vetes kanë lënë dhe tregojnë rezultate në punën.

Related posts

Carovska: Në interes të nxënësve është të shkojnë në shkollë

Z H

800 nxënës të shkollave të mesme dhe mësues, pjesë e projektit “Flas gjuhën e shokut tim”

Z H

UNICEF dëshiron një vit të sigurtë dhe të suksesshëm shkollor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More