Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Nga 1 tetori dita e diel do të jetë zyrtarisht ditë jo pune, ata që punojnë duhet të paguhen dyfish

Shkup, 8 qershor – Zhurnal.mk – Nga 1 tetori, dita e diel do të bëhet ditë jo pune në Maqedoni. Kjo është paraparë me ndryshimet e ligjit për marrdhënie pune edhe për shoqatat tregtare që Qeveria i ka miratuar në seancën e sotme, informon Zhurnal.

Ndryshimet, siç njofton kryeministri Zoran Zaev, janë sjellur në proces inkluziv me punëdhënësit dhe me sindikatat.

“Ky është një premtim që Qeveria e kishte si prioritet në program. Me këtë bëhet hapërim drejt avansimit të të drejtave të punëtorëve dhe vazhdim i mbështetjes së punëtorëve”, theksoi Zaev, duke shtuar se nevojitet përkujdes për punëtorët që do të punojnë të dielave.

Janë paraparë përjashtime për veprimtaritë të cilat nuk mund ta ndalojnë procesin e punës. Punëtorët të cilët do të punojnë ditëve të diela, do të fitojnë pagë ditore prej më së paku 50% më tepër se ajo që fiton rregullisht ditëve tjera dhe një ditë të lirë të cilën do të mund ta shfrytëzojë shtatë ditët e ardhshme.

Implementimi i ligjit do të përcillet nga Inspektorati i Punës. Punëdhënësit të cilët do të punojnë të dielave, do të duhet patjetër ta paraqesin këtë në ISHT.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

9013 turistë e vizituan Maqedoninë gjatë prillit, më së shumti nga Turqia dhe Serbia

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...