Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Nga 1 tetori Shqipëria hap baret, restorantet dhe pishinat në ambientet e mbyllura

Tiranë, 28 shtator – Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për hapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një video mesazhi.

“Në vijim të Paketës së Masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posaçme të sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor, të restoranteve dhe bareve në ambiente të mbyllura si dhe të pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt”, bën me dije Manastirliu.

Duke theksuar se respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, Manastirliu kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve dhe biznesit.

“Taskforca e inspektimit të protokolleve antiCovid, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Por nëse duam që aktivitetet ekonomike të mos pengohen dhe ekonomia të ecë përpara, duhet të marrim përgjegjësinë që na takon, duke nisur nga institucionet, biznesi dhe çdo qytetar”, tha Manastirliu.

Do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin Korrik, të gjitha klubet e natës, loungebar, pube, diskot apo veprimtari të këtij lloji.

Në video-mesazhin e saj, Manastirliu tha se në 40 javë të epidemisë nuk janë ndalur për asnjë çast përpjekjet e ekipeve mjekësore dhe të gjithë sistemit shëndetësor.

“Kemi siguruar mjetet e mbrojtjes personale për stafet tona mjekësore, furnizimet e nevojshme dhe medikamente në spitalet Covid, kemi përgatitur për çdo eventualitet, dyfishimin e kapaciteteve në shtretër duke përfshirë edhe spitalet rajonale, kemi shtuar testimet, gjurmimin dhe kemi fuqizuar ekipet e epidemiologëve të terrenit, për të zbatuar sa më me efikasitet strategjinë tonë të kufizimit të përhapjes së koronavirusit”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale/ATSH.

Postime të ngjashme

REL: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, së shpejti të sigurta nga koronavirusi

Dafina Vidishiqi

Lulzim Basha takohet me Sorecën pas rizgjedhjes si kryetar i PD

Dafina Vidishiqi

Gripi i shpendëve, ndalohet tregtimi në rrugë

Bekim Laçi

Sistem modern për analizat: 3 mln euro për sigurinë dhe shpejtësinë e shërbimit në QSUT

Bekim Laçi

Kryebashkiaku drejt shkarkimit/ Qerim Ismailaj i Mallakastrës rezultoi i dënuar në Greqi. Nuk e deklaroi

Bekim Laçi

Analizë/ “Bashkë pa kufi” – Sa janë realizuar 83 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri ?

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...