Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Nga 1,66 milionë parapagues në telefoninë mobile, 1,3 milionë përdorin internet mobil

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, numri i parapaguesve aktivë në telefoninë mobile ishte 1.862.138. U regjistruan 248.348 parapagues postpedi të biznesit, nga të cilët 738.956 ishin pri peid, ndërsa 874.834 post peid. U realizuan gjithsej 1,589,901,314 minuta, nga të cilat 2,788,020 në rrjetet në vendet e huaja. Janë realizuar 829,783 minuta nga nga parapagues të një operatori të cilët kanë biseduar me roaming jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Në numrin e përgjithshëm të parapaguesve aktivë në këtë bazë në tremujorin e katërt në vitin 2020, A1 Maqedonia ka pjesën më të madhe me 49,76 për qind para Makedonski Telekom i cili regjistron 47,12 për qind. Lajka Mobile ka një pjesëmarrje prej 1,99 për qind, Robi me 1,12 për qind, ndërsa Green Mobile me 0,01 për qind.

Në të ardhurat nga sigurimi i shërbimeve të komunikimit celular në nivelin e shitjes me pakicë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, pjesa më e madhe është e Makedonski Telekom ku bëjnë pjesë 51.7 për qind, e ndjekur nga A1 Maqedoni me 47,02 për qind, ndërsa Lajka Mobajl ka 0,40, Robi 0,87 për qind, Green Mobile 0,01 për qind.

Sipas raportit të AKE-s, numri i parapaguesve me qasje të gjerë dhe të ngushtë në internet përmes rrjetit celular (2G, 3G, 4G) në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ishte 1,379,354. A1 Maqedonia me 51,71 për qind ka pjesën më të madhe në numrin e përgjithshëm të parapaguesve aktivë me qasje të gjerë dhe të ngushtë në internet përmes rrjetit celular, ndërsa pjesa e Makedonski Telekom mbi atë bazë është 45,65 për qind, Robi është 1,51 për qind, Lajka Mobajl 1,11, ndërsa Green Mobile 0, 01 për qind. Në sasinë e gjeneruar nga parapaguesit në internet përmes rrjetit celular A1 Maqedonia ka një pjesëmarrje prej 52,38 për qind, ndërsa Makedonski Telekom – 45,65 për qind.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, 415,390 linja janë regjistruar në telefoninë fikse. U realizua një vëllim i përgjithshëm i trafikut telefonik prej 39,238,760 minuta, nga të cilat 643,143 minuta për në rrjetet në vendet e huaja.

Analiza e AKE tregon se Makedonski Telekom me 53,21 për qind ka pjesën më të madhe në numrin e përgjithshëm të linjave fikse në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, A1 Maqedoni me 38,78 për qind, ndërsa Robi ka 4,80 për qind, Neotel 2,56 për qind dhe Infel net plus 0,60 për qind.

Postime të ngjashme

Maqedoni: Borxhi publik është rritur për 64.4% të BPV-së

D V

Qeveria injoron vërejtjet e Antikorrupsonit për autostradat

D V

Fabrika për përpunimin e mbeturinave në Negotinë është projekt krejtësisht evropian dhe i pastër ekologjikisht, porositi Zaev

D V

Është rritur qarkullimi në tregtinë me pakicë

Z H

Në qershor rritje prej 9,5 për qind të prodhimtarisë industriale në nivel vjetor

Z H

BP: Treguesit e fundit makroekonomikë kryesisht lëvizin në kornizat e pritura

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...