Nga aksioni opozitar te protesta e 7 tetorit, PD mbledh “Federatën e Opozitës”

nga D V

Partia Demokratike ka thirrur një mbledhje të aleatëve të saj që përfshihen në atë që njihet si “Federata e Opozitës”.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jenë protesta e 7 tetorit dhe aksioni opozitar.

Takimi do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte deputetë të opozitës kanë djegur një pjesë të karrigeve në shkallët e Parlamentit.

Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile.

Opozita akuzon Kryeministrin Edi Rama lidhur më dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili prej të premtes ndodhet në burgun e Fierit.

Një ditë më parë, deputetët e opozitës bojkotuan punën e Komisioneve Parlamentare, me përjashtim të Komisionit për Çështjet Evropiane, ku Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, mbajtën qëndrimin zyrtar të PD-së lidhur me procesin e integrimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More