Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Nga BB-ja 37 milionë euro shtesë në Projektin për lidhje përmes rrugëve lokale

Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Banka Botërore ka miratuar 37 milion euro shtesë mjete të rialokuara nga Projekti për lidhje përmes rrugëve lokale në maj të vitit 2020 për tejkalimin e pandemisë me Kovid-19.

Në kumtesën e Zyrës së Bankës Botërore në vend theksojnë se me këtë financim do të mbështetet rehabilitimi i rrugëve dhe përmirësime të tjera të ngjashme, duke përfshirë stacione të autobusëve, trotuare, korsitë për biçikleta, përmirësimin e kullimit dhe mekanizmat e sigurisë dhe rritjen e konkurrencës ekonomike. Rritja brenda komunave përfituese dhe do të sigurojë më shumë dhe mundësi më të mira për njerëzit në të gjithë vendin.

Projekti ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të Qeverisë për të menaxhuar rrugët lokale, të rrisë aksesin në treg dhe të përmirësojë shërbimet përmes rehabilitimit dhe përmirësimit të përafërsisht 450 km të rrugëve lokale, të cilat do të mundësojnë transport më të mirë dhe më të sigurt në 80 komunat pjesëmarrëse. Komunat përfituese përfshijnë komunitetet rurale me një shkallë të lartë të varfërisë dhe të cilat mbështeten më shumë në bujqësi, si dhe komuna urbane dhe zona me një popullsi të ndryshme socio-ekonomikisht.

“Edhe pse vendi ka bërë përparim të dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore kombëtare dhe lidhjes, menaxhimi i rrjetit rrugor lokal dhe reformat e azhurnimit janë akoma të nevojshme për të rritur llogaridhënien dhe qëndrueshmërinë e sektorit”, tha Svetlana Vukanoviç, specialiste e lartë për transport të Bankës Botërore dhe lidere e ekipit të projektit .

Nga Banka Botërore vlerësojnë se me këtë financim shtesë do të zëvendësohen mjetet nga Projekti origjinal për lidhje përmes rrugëve lokale – të aprovuar nga ana e Bankës Botërore më 19 dhjetor të vitit 2019, dedikuar për përgjigje të pandemisë së Kovid-19

Postime të ngjashme

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Filipçe

R Zh

Mexhiti: Nuredini, ishte model për fëmijët e Serovës dhe më gjërë

R Zh

Spitali i Gostivarit furnizohet në mënyrë të centralizuar me oksigjen

R Zh

Transplantim i suksesshëm i zemrës te një djalosh 27-të vjeçar

R Zh

Anketë: Fajzer dhe Sputnik-V vaksinat më të preferuara, 57,7 për qind e të qytetarëve kanë shprehur interesim për imunizim

R Zh

Zaev: Ndryshimi i kufijve vetëm në momentin kur vendet Ballkanike do të bëhen anëtare të BE-së me kushtet e mekanizmit të Shengenit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...