Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Nga bebja në bebe”, Kryemadhi shpjegon formulën: 1 mijë $ në vit për çdo të porsalindur

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një video-postimi në Facebook, ka shpjeguar mekanizimin financiar të investimet me të cilin do të funksionojë programi “Nga Bebja në Bebe”.

Sipas Kryemadhit, çdo fëmijë që lind gjatë qeverisjes së LSI, kur të rritet dhe të bëhet vetë me fëmijë, do të ketë mbështetje financiare në vlerën rreth 25 mijë dollarë për të nisur jetën e re prindërore.

Monika Kryemadhi: Ky është mekanizmi financiar i investimit, me të cilin do të funksionojë programi NGA BEBJA NË BEBE.

Çdo fëmijë që lind gjatë qeverisjes së LSI, kur të rritet dhe të bëhet vetë me fëmijë, do të ketë mbështetje financiare në vlerën rreth 25 000 USD për të nisur jetën e re prindërore.

SHQIPËRIA SHTËPIA E TË RINJVE

1- Numri i lindjeve ne Shqiperi, viti 2020 – 28.000 lindje ne vit.

2- Nese hedhim 1000 dollare per 1 vit, shkon 28 milion dollare ne vit.

3- 28 milion dollare, sot ne periudhe krize eshte 0.56% e Buxhetit Total Vjetor te Shtetit Shqiptar ne vitin 2020.

4- Kjo vlere vjetore eshte e barabarte me 2 km rruge te tenderave te qeverise Rama.

5- Si do te funksionoje mekanizmi i krijimit, administrimit te fondit Nga BEBJA NE BEBE.

Ky Program per Fondin e Investimeve te Femijeve, do te miratohet ne Parlament dhe do te percaktoje qarte rregullat dhe mekanizmat.

Modeli i Fondit do të realizohet bazuar mbi modelin e “interesit të përbërë” (Compaund Interest and Future Funds), mbi modelet e bursave të tregut financiar ndërkombëtar.

Cila do të jetë Formula e cila do të llogarisë kthimin minimal të investimit të këtij fondi pas 25 viteve për një fëmijë të lindur sot?

FORMULA e cila garanton kthimin minimal te investimit për 1 fëmijë pas 25 vjetëve është:

Investimi (i) është 1000 dollarë për fëmijë.

Periudha kohore = 25 vite.

1000 (1+x)25 = 25,000

(1+x)25 = 25

(1+x)= 25 në fuqi 0.04

(1+x)= 1.1374114

x= 0.137411461756029

x= 13.7411461756029 %

Kjo është formula sesi minimalisht fondi duhet të japi për çdo fëmijë 25.000 dollarë.

Kjo Formule vlen për INDIVIDIN dhe jo për familjen.

Që do të thotë:

Bebja x mashkull dhe bebja y femer te lindur në vitin 2021, mbas 25 vitesh, viti 2046, sjell në jetë beben z. Në këtë moment, prindërit x dhe y, janë zotërues të një fondi 50.000 dollarë. Ndërkohë që bebja Z kryen të njëjtin cikël për jetën e saj.

Postime të ngjashme

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

Shqipëria kërkoi ndihmë, Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë

D V

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

D V

Shqipëri, ​99 raste të reja me COVID-19

D V

Vlorë, banesa përfshihet nga flakët

D V

Zjarret, BE dërgon 2 helikopterë drejt Shqipërisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...