Nga Covid-19 nuk ka vdekur asnjë person që ka pranuar dy doza të vaksinës, thonë nga MSh-ja

Shkup, 24 korrik – Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se mes të infektuarve të rinj, ka edhe qytetarë të cilët kanë pranuar dy doza të vaksinës.

 

Numri i tyre arrin në 96 dhe paraqet 0.02% e qytetarëve të vaksinuar.

Vlerësojnë, se vaksinimi mbron nga format e rënda të sëmundjes, pasi nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje te qytetarët që kanë pranuar dy doza të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë njofton se nga gjithsej 330.320 qytetarë që kanë pranuar dy doza të vaksinës, 96 prej tyre kanë qenë pozitivë me Covid-19 pas pranimit të dozës së dytë. Kjo do të thotë se vetëm 0.02% janë infektuar me Covid, që tregon se sa është e rëndësishme që qytetarët të vaksinohen. Nga 96 pozitivë, 56 janë infektuar gjatë periudhës më të vogël se 21 ditë nga dita e pranimit të dozës së dytë. Vetëm 13 nga të vaksinuarit kanë qenë të hospitalizuar. Dy nga ata për momentin gjenden në mjekim dhe janë në gjendje stabile edhe pse njëri nga ata është me sëmundje të rëndë kronike. Nuk ka vdekur asnjë pacient nga Covid-19, i cili ka pranuar dy doza të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSh-së, transmeton TV21.

Related posts

Një pjesë e lagjes Maxhari pa ujë

R Zh

Editorial: S’ka më ndihma për Covid 19 për kategoritë sociale- qeveria iu dha ndihma vetëm kur iu duheshin për vota!

R Zh

650 afganë do të qëndrojnë në Maqedoni më së shumti 3 muaj

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com