Shkup, 14 janar – Zhurnal.mk – Nga data 21 janar kafenetë i rikthehen orarit të vjetër kufizues, dhe do të punojnë deri në ora 21:00, në vend se deri në ora 18:00 siç ishte deri tani, orar ky që u vendos si masë për festat krishtere, informon Zhurnal.
Siç njoftoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, masat tjera ngelin në fuqi edhe pas orës 21:00.
“E vetmja gjë që do të ndryshojë më 21 janar është orari i punës i kafeneve, ndërsa sipas vlerësimit të situatës pas kësaj date, eventualisht të shqyrtohet kërkesa e tyre që të punojnë deri në ora 23:00. Mirëpo, masat e reja ngelin në fuqi”, tha Filipçe.//Zhurnal.mk