Nga denoncimi për dhunë, te pistat që po heton policia, si po ecën operacioni për gjetjen e trupit të nënës dhe 2 fëmijëve

nga Redaksia

39-vjeçaja Alma Arrazi nuk kishte bërë ndonjëherë denoncim në polici për dhunë për bashkëshortin saj. Kështu deklaron nga Shkodra, gazetari Igli Çelmeta, në një lidhje live për News24.

Ai tha se akuzat për dhunë ndaj gruas dhe tre fëmijëve të saj, të cilët rezultojnë të zhdukur, ndërsa një prej vajzave u gjet e pajetë në Bunë, dolën pas publikimit të ngjarjes.

Sakaq, gazetari sqaron se kanë qenë familjarët e viktimës, Alma Arrazit ata që kanë deklaruar se kjo e fundit dhunohej. Ndërkohë, policia po heton disa pista, por më shumë është ajo e mbytjes për shkak të dhunës. Kujtojmë se disa grupe palombarësh po vijojnë kontrollet në ujërat e Bunës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More