Nga dita e nesërme qytetarët e Maqedonisë do të mund t’i marrin letrnjoftimet

Shkup, 22 gusht – Qytetarët nesër do të njoftohet ku dhe në sa ora do të mund të marrin dokumentin personal. Nga MPB theksojnë se shërbimet vazhdojnë të punojnë në mënyrë intensive.

 

“Deri tani janë shtypur mijëra letërnjoftime, por procesi ecën pa ndalë. Shërbimet punojnë në dy ndërrime, ndërsa gjatë ditës së nesërme MPB do të njoftojë kur dhe në cilën mënyrë do të mund të merren letërnjoftimet”, tha zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq.

NGa MPB bëjnë thirrje të mos pritet para sporteleve dhe për të mos pasur turma, atyre që janë shtypur dokumentet, data dhe vendi do të njoftohen nesër se ku mund t’i marrin këto dokumente.

Ndryshe, më shumë se 40 mijë qytetarë gjatë dy muajve të fundit mbetën pa dokumente personale për shkak bllokimeve në Kuvend nga opozita maqedonase.

Related posts

Rreth 300 kandidatë të paraqitur për kryetar komunash në Maqedoni

D V

Lëvizja Besa mbajti kuvendin e nëndegës në Kamjan, ja kush u zgjodh kryetar

D V

Mickoski: Arsovska ka potencial të madh

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More