Maqedoni TOP LAJM

Nga drejtorët e rinj do të kërkohet plan katër vjeçar për punë

Zhurnal Ads

Shkup, 15 shtator – Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Lupço Nikollovski sot në konferencë për shtyp nuk deshi të japë emra për personat të cilët do të emërohen në pozitat e drejtorëve në organet e drejtorisë dhe institucioneve, duke përmendur se për momentin janë në fazë të propozimit të zëvendësministrave në Qeverinë e re, por përmendi se nga drejtorët e ardhshëm do të kërkohet plan katërvjeçar me vizion për atë çka do të punojnë gjatë mandatit.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për ndarjen e pushtetit në eshalonin e tretë, por edhe për shkrimet e shpeshta në mediume se pjesën më të madhe të ëmbëlsirës e merr BDI-ja me pozitat udhëheqëse në DAP, Doganë, AEK, MEPSO, Nikollovski theksoi se nuk mund të theksojë emra, as se cila parti ku është, por shtoi se si kryetar i komisionit kuadrovik për emërime të Qeverisë mund të thotë se analizohen mandatet, vijimi i punës dhe gjendja faktike për njerëzit, të cilët për momentin e kanë përgjegjësinë, por edhe se do të inkuadrohen drejt ndryshimit të mënyrës së vendimmarrjes.

“Një pjesë e drejtorëve të cilët kanë dhënë impakt të fuqishëm në kuadër të sektorëve, institucionet që i udhëheqin meritojnë ta marrin mbështetjen, një pjesë jo, por këtë do të lëmë të jetë pjesë e procesit, të cilin si qeveri dhe komision do ta fillojmë pas analizave të bëra së bashku të kërkojmë që njerëzit të futen, të përfshirë me kapacitet e tyre. Nga çdo drejtor do të kërkojmë plan si do të udhëheq, cili është vizioni i tyre në mandatin e ardhshëm katërvjeçar”, theksoi Nikollovski.

Ai shtoi se duhet të ketë parasysh dhe se do të ketë shkurtime në institucione, por edhe bashkim të shumë institucioneve në një.

Për momentin, thotë ai gjithçka është në fazë të zgjedhjes së zëvendësministrave dhe pret kjo të përfundojë shumë shpejtë, por thekson edhe se për pozitat e drejtorëve zhvillohen bisedime të koalicionit, me qëllim që në krye të institucioneve të qëndrojnë më cilësorët dhe më kompetentët.

“Mendojmë se shumë të rinj, të cilët nuk janë në sektorët partiakë dhe e duan vendin e tyre, atdheun e tyre, duan të nguliten, ne jemi ai motor i cili do t’i lëviz ato procese. Kjo është më e rëndësishme nëse diçka ka rënën nën njërën parti, tjetrën ose të tretën. Është koha për bashkim të madh, së bashku të punojmë për vendin personal”, ka thënë Nikollovski.

Postime të ngjashme

Shkupi me strehimore të re për qentë endacak

admin

Sot në Kuvend debatohet për propozim buxhetin për vitin 2021

Z H

EVN Maqedoni ndau tablet kompjuterë për gjeneratën e re “20-20-20” të nxënësve në Gostivar

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...