Nga e enjtja dy linja shtesë të autobusëve për Panairin e librit

nga D V

Shkup, 16 prill – Ndërmarrja e qarkullimit publik (NQP) informon se nga e enjtja do të lëshohen linja shtesë për shkak të Panairit ndërkombëtar të librit që do të mbahet në qendrën sportive “Boris Trajkovski”.

Me qëllim të lehtësimit të vizitorëve në linjat e rregullta të linjës transportuese do të lëshohen linjat “100” dhe “200” prej të cilëve njëra do të niset nga Lisiçe e Re, ndërsa tjetra prej Deksionit.

Që të dy linjat e qarkullimit do të funksionojnë deri me datë 24 të këtij muaji, ndërsa biletat për shfrytëzimin e tyre do të jenë konform çmimoreve për shfrytëzimin e transportit publik.

Orari i linjës “100” (Lisiçe e Re – QS “Boris Trajkovski”)

Nga Lisiçe e Re: 11:00, 12:20, 13:40, 15:00, 16:20, 17:00, 18:20.

Nga QS “Boris Trajkovski”: 11:40, 13:00, 15:40, 17:00, 18:20.

Orari i linjës “200” (Deksion – QS “Boris Trajkovski”)

Prej Deksionit: 11:20, 12:40, 15:20, 16:40, 18:00.

Prej QS “Boris Trajkovski”: 12:00, 13:20, 14:40, 16:00, 17:20, 18:40.

Rruga e qarkullimit: rruga “Cërnogorska”, rruga “Kuzman Shapkarev”, rruga “Gjorçe Petrov”, bulevardi “Aradhat partizane”, rruga “Bledski dogovor”, QS “Boris Trajkovski” dhe anasjelltas në të njëjtën rrugë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More