Maqedoni TOP LAJM

Nga e hëna me masa të reja: Nuk do të punojë asgjë pas orës 23:00

Zhurnal Ads

Shkup, 16 tetor – Zhurnal.mk – Kufizim i numrit të udhëtarëve të transportit publik për 50%, ndalesë për çfarëdo ngjarje dhe orari i punës të përfundojë në ora 23 në të gjitha subjektet ekonomike.

Këto janë masat e reja shtesë për të cilat po mendohet të propozohen në Qeveri këtë të hëne, njoftoi sot ministri i shëndetësisë, VEnko Filipçe, informon Zhurnal.

Qëllimi i këtyre masave është të ulet përhapja e virusit pa ndonjë kontakt direkt, sepse numri më i madh i pacientëve nuk e dinë se prej ku janë infektuar.

“Mbajtëm mbledhje së bashku me Komisionin për sëmundje ngjitëse, i shqyrtuam rrethanat me pandeminë, disa të dhëna epidemiologjike nga anketat. Gjendja në spitale është e tillë që spitali modular është i gatshëm, edhe pse atje ende nuk janë vendosur pacientë. Sa i përket numrit të të infektuarve, e shohim gjithkund në rajon se po riten rastet e reja, e pritshme me valën e vjeshtës”, tha Filipçe.

Një paket të masave restriktive tanimë është propozuar në Qeveri, dhe nevojiten disa ndryshime ligjore që Kuvendi ti votojnë javën e ardhshme.

Kjo paketë e masave është mbajtja e obligueshme e maskave në vend të hapur, ndalesë për grupim pas orës 22 dhe mysafirë të mos shkohet më tepër se 4 persona.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Maqedonia e Veriut dhe Spanja kanë potencial të madh për rritjen e bashkëpunimit tregtar

Z H

U konfirmuan rregullat për operatorët vendorë për roaming si në shtëpi

Z H

Vende të reja parkimi në lagjen Xhon Kenedi

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...