Nga e hëna nuk ka operacione në spitalin “8 Shtatori”, kirurgët në protestë

Shkup, 24 shtator – Kirurgët e spitalit “8 Shtatori” të hënën do të shprehin pakënaqësitë e tyre përshkak problemit me funksionimin e sallave kirurgjike, ndërsa këtë dota bëjnë në mënyrë që instrumentet e tyre do t’i vendosin në sirtare dhe do t’i anulojnë të gjitha operacionet jo urgjente të pacientëve. Këtë paralajmërim sot e dërgoi kolektivi kirurgjik në spital, të cilët përmes një letre deri te mediat njoftuan se operacionet do t’i kryejnë vetëm tek pacientët të cilët janë në rrezik jete, transmeton Zhurnal.

 

“Në spital çdo ditë funksionojnë vetëm dy salla kirurgjike në vend se i gjithë kapaciteti. Është e qartë se me situatën e krijuar me pandeminë, kapacitetet do të ulen, por kjo është nën nivelin real, dhe me këtë rezulton që pacientët që nuk janë në pozitë rrezik jete, të mos mund të marin termin për intervenim kirurgjik.

Ata kërkojnë kushte në spital që të mund t’u ofrojnë mbrojtje shëndetësore pacientëve.

Kështu nga dita e hënë, në operacion do të mund të hyjnë vetëm pacientët të cilët janë në rrezik jete. Kjo do të zgjatë derisa të gjendet zgjidhje mes kirurgëve dhe drejtorit të spitalit.//Zhurnal.mk

Related posts

Angellovska-Bezhoska: Banka Popullore do të vazhdojë me zhvillimin e politikës së lehtësuar monetare

N E

VMRO-ja kërkon edhe dorëheqjen e Zoran Zaevit

D V

Editorial/ Kandidatët të mos u ikin debateve televizive, qytetarët duan të dëgjojnë projekte konkrete

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More