Nga erdhi frymëzimi për modelin e Tesla Cybertruck: Vizatimet e patentave zbulojnë atë që ata ‘kopjuan’

Mund të mos jetë “dizajnuar nga të huajt nga e ardhmja”, siç tha Elon Musk.

 

Prodhuesi amerikan i befasoi tifozët e veturave kur prezantoi një prototip të kamionit elektrik Cybertruck dy vjet më parë.

Forma e diskutueshme e trupit, me shumë linja të thyera dhe skaje të mprehta, ka ndarë publikun, por pak kanë mbetur indiferentë.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që një prodhues veturash ka zgjedhur një dizajn kaq specifik, duke marrë parasysh pamjen e modeleve të mëparshme të Tesla, Cybertruck nuk pritej të kishte këtë formë.

Njeriu i parë i kompanisë, Elon Musk, tha në stilin e tij se automjeti duket sikur është “projektuar nga alienët nga e ardhmja”.

Sidoqoftë, forma e trupit tashmë është shfrytëzuar në të kaluarën, megjithëse kryesisht në vetura sportive nga fillimi i viteve 1970.

Musk madje pranoi se dizajni i kamionit elektrik ishte frymëzuar nga modeli Lotus Esprit, veçanërisht versioni amfib nga filmi i James Bond “The Spy Who Loved Me” (1977).

Në vitin 2013, Musk sapo e bleu atë veturë në ankand për 865,000 dollarë.

Sidoqoftë, disa vizatime të patentave të mbrojtura nga Zyra Amerikane e Pronësisë Intelektuale zbulojnë modele të tjera që mund të kenë frymëzuar modelin e Tesla Cybertruck, shkruan Fox News.

Një veturë e tillë është projektuar nga Vito Carabetta dhe një vizatim i patentës i vitit 1979 tregon një lidhje me modele të tilla si Lotus Esprit i lartpërmendur, por edhe Lamborghini Countach dhe DeTomasso Pantera.

Gjithashtu interesante është vizatimi i patentës nga Juan Javier Gaytan, i cili tregon mbulesën “trekëndore” të hapësirës së ngarkesave në kamion.

Forma e kapakut të kujton në mënyrë të parezistueshme atë të Cybertruck.

Një vizatim tjetër nga zyra e patentave zbulon një frymëzim të mundshëm për kamionin e Tesla.

Ai është një automjet i pazakontë i projektuar nga Alain Clenet.

Sa i përket versionit të prodhimit të Cybertruck, lajmi i fundit është se prodhimi i serive ka shumë të ngjarë të vonohet për vitin e ardhshëm, dhe mbetet të shihet në çfarë mase modeli prototip do të kopjohet në automjetin që do të shfaqet në treg. 

Related posts

Jaguar prodhon Formula E

D V

Kompania britanike shndërron veturat klasike në elektrike – inovacioni që po iu jep një jetë të dytë “oldtimer-ave”

D V

Kryevepra e re e Ferrarit debuton në nëntor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com