Agjencia Zhurnal.mk

Nga frika se mund të mund të infektohen me coronavirus, në Turqi rikthehet tradita shumë vjeçare – të moshuarit blejnë artikuj të ndryshëm me shportë dhe litar

“Një kilogram banane, ju lutem”, dëgjohet duke thënë nga dritarja e apartamentit 83-vjeçarja Yuksel nga Stambolli, e cila me litar nga kati i katërt ka zbritur shportën me të cilën bën “shoping” pa pasur nevojë të zbret poshtë.

E pasi që shitësi ia peshon bananet i fut në shportë dhe i merr paratë që ia ka lënë në një qese të vogël, e për t’u siguruar që gjithçka do të shkojë mirë, ai bërtet “tërhiqe” lartë, transmeton Telegrafi.

Kjo praktikë shumë vjeçare vazhdon të praktikohet ende nga të moshuarit nëpër rrugët e Stambollit, ndërsa këto ditë kur autoritetet urdhëruan qytetarët të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre nga frika e përhapjes së coronavirusit, ka filluar të aplikohet edhe më shumë në veçanti nga të moshuarit që janë edhe më të rrezikuar ngas virusi.

“Përpara kishim deri në 10 porosi të tilla në ditë, ndërsa tani ka shkuar në 50”, thotë shitësi Zafer Gundogdu në Ferikoy, lagje kjo në Stamboll.

“Për çfarëdo që kanë nevojë, jemi në shërbimin e tyre e në veçanti për klientët e moshuar, qoftë me shporta me litar apo edhe t’ua dërgojmë nëpër shtëpi nga ora 7 e mëngjesit deri në 10”, shtoi shitësi turk. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...