Nga fundjava fillon llogaritja verore e kohës, mos harroni ta ndryshoni orën

nga D. V.

Shkup, 26 mars –  Ashtu si çdo vit, edhe këtë vit kemi ndryshim nga ora dimërore në atë verore.

Në fundjavën e fundit të marsit, pra këtë vit më 30 mars, fillon llogaritja verore e kohës.

Kështu që, me zhvendosjen e akrepave një orë përpara, ora 02:00 do të konsiderohet si ora 03:00.

Kalimi nga ora dimërore në atë verore dhe anasjelltas ka filluar për herë të parë në vitin 1916 në shtetet e veriut të Evropës, ndërsa sot praktikohet në 70 vende të botës.

Vendet evropiane tashmë prej disa vitesh po përgatiten për heqjen përfundimtare të kësaj praktike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More