Kosovë

Nga Gjermania në Itali, Haradinaj-Stublla dhe Hoti sot takohen me kryeministrin e Italisë

Zhurnal Ads

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla nga Gjermania do të shkojë në Itali. Ajo do ta vizitojë Romën me ftesë të homologut të saj, Luigi Di Maio.

Pas vizitës me Di Maion, Haradinaj-Sutblla bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti do të takohen me kryeministrin e Italisë, Guiseppe Conten, shkruan Gazeta Express.

“Pas vizitave zyrtare në Holandë, Austri dhe Gjermani, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të homolgut të saj, Ministrit të Punëve të Jashtme, z.Luigi Di Maio. Pas takimit që do të zhvillojë sot paradite me Ministrin Di Maio, Kryesiplomatja Haradinaj-Stublla pasdite do ta shoqërojë Kryeministrin Avdullah Hoti në takimin që do të kenë me shefin e qeverisë italiane Guiseppe Conte”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Ministrja e Punëve të Jashtme do të ketë edhe takime tjera.

“Ministrja Haradinaj-Stublla, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Romë, do të ketë një audiencë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Komunitetin të kryesuar nga z.Piero Fassino. Vizitën e saj të parë zyrtare në Itali, shefja e diplomacisë kosovare do ta përmbyllë me takimin që do të zhvillojë me Ministrin itaian të Mbrojtjes, z.Lorenzo Guerini”, thuhet në komunikatë.

Ajo do ta përqëndrojë qasjen e saj për të kërkuar ndihmën e Italisë për t’i dhënë fund regjimit të vizave për kosovarët.

“Temat e diskutimit do të variojnë nga takimi në takim, por në sëcilin prej tyre, përveç raporteve bilaterale të shkëlqyera dhe çështjeve me interes për të dyja vendet, Ministrja Haradinaj-Stublla do të diskutojë për marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe zhvillimet e përgjithshme politike në Ballkan, aspiratën EuroAtlantike të Kosovës, si dhe do të potencojë nevojën për t’i dhënë fund Liberalizimit të Vizave për Kosovën, si dhe finalizimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Kryediplomatja e Kosovës Haradinaj-Stublla të hënën dhe të martën realizoi vizitën e saj të parë zyrtare në Gjermani, me ftesë të homologut gjerman, Ministrit Federal të Punëve të Jashtme Heiko Maas”, thuhet në komunikatë.

Postime të ngjashme

Së shpejti marrëveshje e bashkëpunimit policor Kosovë-Itali

S.B.

Zaharova: Në agjendën e Këshillit të Sigurimit për muajin tetor do ta vendosim edhe Kosovën

admin

Sondazhi në Serbi nuk e përjashton luftën me Kosovën

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...