Nga gjithsej 330 mijë të vaksinuar, 92 prej tyre janë të infektuar me Covid-19

Shkup, 27 korrik – Gjithsej 92 prej 330 mijë personave të cilët janë vaksinuar, janë infektuar me korona virus, informon ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

 

Kjo sipas tij, dëshmon se sa efektive është vaksina dhe se përqindja është tejet e vogël, njofton Zhurnal.

Sipas Filipçes, sot do të tejkalohet numri 500 mijë i personave të vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës, prej të cilëve 330 mijë janë rivaksinuar.

“Presim deri në fund të gushtit të gjithë 500 mijë të rivaksinohen”, tha Filipçe.

Ai apelon që të gjithë qytetarët të vaksinohen sepse kjo është mënyra e vetme të ndryshojmë fotografinë e pandemisë.

“Po mendojmë të bëhet diçka nga shtatori apo fillimi i tetorit. Po i ndjekim përvojat e vendeve tjera, gjithkund ka debate nëse duhet të ketë masa restriktive për të pavaksinuarit”, tha Filipçe.//Zhurnal.mk

Related posts

Asani: Ndërgjegjësimi i qytetarëve për rreziqet e keqpërdorimit të armëve të zjarrit

D V

Kryediplomati Osmani në Astana (Nur-Sultan) takon presidentin Tokayev, homologun Tileuberdi dhe hap zyrtarisht ambasadën e re

D V

Prej sot nuk mund të kaloni kufirin pa PCR test ose vërtetim për vaksinim të plotë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More