Shkup, 15 tetor, zhurnal.mk – Nga hapja e kopshteve më 9 shtator e deri më sot në kopshtet janë regjistruar 15 fëmijë dhe 14 të punësuar pozitivë në koronavirus. Për momentin 44 të punësuar dhe rreth 190 fëmijë janë në izolim, informoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
Sipas informacioneve të epidemiologëve, fëmijët infeksionin nuk e kanë marrë këtu por e bartin nga shtëpitë e tyre.
“Gjendja shëndetësore e të gjithë atyre është e mirë. Pjesa më e madhe e tyre kanë dalë nga izolimi, pjesa më e madhe e edukatoreve dhe përkëdhelëseve kanë përfunduar me izolim dhe kthehen në vendet e tyre të punës”, ka thënë ministrja duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve të MIA-s.
Ajo shtoi se Qeveria dhe institucionet kompetente po e ndjekin situatën, sepse siç tha shëndeti i të gjithë qytetarëve për momentin është parimor.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për informacionet për të punësuarit e infektuar në kopshtet në komunën e Gjorçe Petrovit dhe Karposhit dhe numri i madh i fëmijëve në izolim, ministrja Shahpaska tha se për atë se kush do të shkojë në izolim pas rastit të regjistruar pozitiv të koronavirusit vendosin epidemiologët në bazë të sondazhit epidemiologjik.