“Nga hero në zero”, kështu vlerësohet paraqitja e Baillyt në eliminimin e Bregut të Fildishtë nga Spanja nga Lojërat Olimpike

Eric Bailly e çoi në epërsi Bregun e Fildishtë në çerekfinalen e tyre olimpike me Spanjën, para se gabimi i tij në mbrojtje t’i kushtonte kombëtares së tij me barazim dhe pastaj me humbje.

 

Mbrojtësi i Manchester Unitedit ka luajtur për vendin e tij në Japoni këtë verë, së bashku me shokun e tij të skuadrës në United, Amad Diallo, me skuadrën që kaloi e pamposhtur grupin e tyre.

Të shtunën, ata u përballën me ekipin e Spanjës, të cilët mezi i mposhten pas 120 minutave lojë, edhe pse në skuadër patën lojtar që luajtën në Euro 2020.

Afrikanët filluan shkëlqyeshëm ndeshjen, pasi Bailly, njëri nga tre lojtarët mbi moshën 23 vjeçare të lejuar në skuadër, i dha avantazh skuadrës së tij, me topin që në thelb e goditi atë pas një këndore dhe hyri në portë.

Dani Olmo, një tjetër nga ata që kanë luajtur në dy turne për ekipin e tij kombëtar këtë verë, arriti golin e barazimit në pjesën e parë dhe gjërat dukeshin se do të shkonin drejt kohës shtesë.

Me gjysmë ore shtesë në prag, ish-lojtari i Leeds United, Max Gradel, shoku i Baillyt në grupin e lojtarëve mbi 23 vjeç, shënoi në minutën e parë të kohës shtesë për t’i dhënë kombëtares së tij epërsinë 2-1.

Megjithatë, edhe pse Bregu i Fildishtë mendonte për gjysmëfinalen e tyre me Japoninë pritëse, Bailly bëri një gabim të madh në minutën e 93-të.

https://twitter.com/WFGSkill/status/1421415325837369344

Me një minutë të mbetur nga koha shtesë, Bailly nuk arriti të largojë topin nga zona dhe Rafa Mir u gjend për mrekulli në zonë duke shënuar për 2-2 dhe duke çuar takimin në vazhdime.

Pas vetëm tetë minutash të vazhdimit të parë, ish-mbrojtësi i Villarrealit ishte edhe një herë fajtor, pasi Spanja kaloi në epërsi për herë të parë me një penallti të shkaktuar pikërisht nga Bailly.

Në fund, Spanja shënoi edhe dy gola tjerë me Rafa Mir duke fituar në fundit me rezultat 5-2 dhe Bailly u cilësua si ‘heroi që përfundoi në zero’.

Related posts

Ylli i Arsenalit: Ishte dita më e lumtur në jetën time

D V

Interi shet 30 mijë bileta për ndeshjen ndaj Real Madridi në Ligën e Kampionëve

D V

Formacioni i mundshëm i Interit të Inzaghit – Correa në sulm dhe tri ndryshime tjera

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More