Nga Italia, Bebe Rexha me një tjetër paraqitje provokuese në fustanin e zi transparent

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, prej disa ditësh është duke qëndruar në Itali.

 

Ajo ndoqi nga afër koleksionin e ri të markës së famshme “Dolce dhe Gabanna”, gjersa atje festoi edhe ditëlindjen e 32-të.

E njëjta së fundmi duket se ka ndarë disa fotografi të reja, në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Biondja shfaqet e veshur me një fustan transparent të zi duke vënë në pah linjat e bujshme trupore.

Dukjen e kompletoi me një palë syze e po ashtu edhe me take të tilla, të po së njëjtës ngjyrë.

“Mirupafshim Itali”, ka shkruar ajo duke njoftuar fansat se po largohet nga Italia për në shtëpinë e saj në Los Angeles.

E njëjta ka qenë e shoqëruar nga partneri i saj, regjisori Keyan Safyari, me të cilin edhe u paraqit në promovomin e koleksionit të ri të “Dolce dhe Gabanna” në Venedik.

Related posts

Atdhe Xharavina tregon kur e ka humbur virgjërinë

D V

Salma Hayek shfaqi figurën joshëse me një fustan ngjyrë vjollce ndërsa pozoi me bashkëshortin në Paris

D V

Me fotografi të tjera atraktive nga klipi, Kida tregon se në mesnatë sjell këngën e re

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com