Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nga izolimi, Osmani i drejtohet për herë të parë FSK-së si u.d e presidentit

Zhurnal Ads

Vjosa Osmani nga izolimi i drejtohet për herë të parë FSK-së si u.d e presidentit.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani u është drejtuar për herë të parë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me rastin e Ditës së Forcës.

Osmani prezantimin e saj e bëri përmes një video-mesazhi, për shkak se vazhdon izolimin pas infektimit me Coronavirus.

Me këtë rast Osmani ka thënë se ushtria e Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës sublime, duke shtuar se ajo është e gatshme t’i dalë në çdo kohë në mbrojtje atdheut.

“Ushtria e Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës sublime. Është e zonja t’i dal zot atdheut në çdo kohë. Sot ushtria e Kosovës është simbol i shërbimit. Qëllimi kryesor i jonë gjithmonë ka qenë mbrojtja e atdheut tonë”.

Ajo më tej ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim strategjik.

“Të stërvitur me standardet më të larta të NATO-s. Oficerët dhe nënoficerët po shkollohen jashtë vendit. Në këtë ditë të veçantë nuk të mund të mos shprehim falënderim për aleatët tanë”.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim strategjik. Kosova ka mjete të mjaftueshme që të siguroj transformimin e FSK-së. Ju garantoj se mbështetjen time do ta keni përherë. Urime dita e forcës”.

Me fjalime të pranishmëve iu janë drejtuar edhe kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Qeveria nuk i ka siguruar ende vaksinat anti-COVID

S.B.

​5 mijë e 383 raste aktive me COVID-19

S.B.

Shqiptohen 639 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

S.B.

11 mijë e 782 raste aktive në Kosovë

S.B.

Ndahen nga 300 euro për mbi 6 mijë policë

T E

Dyshohet se xhaxhai e privoi nga jeta në Drenicë gjatë luftës, ja ҫfarë ndodhi tani me trupin e 16-vjeçares

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...