Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Nga janari i vitit 2023, Uzbekistani fillon përdorimin e alfabetit latin

Uzbekistani më një janar të vitit 2023 do të kalojë në përdorimin e alfabetit latin. Qeveria e Uzbekistanit miratoi vendimin, i cili përfshin udhërrëfyesin për kalimin gradual në alfabetin latin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimit, që nga 1 janari i vitit 2023, aktivitetet zyrtare të të gjitha institucioneve dhe organizatave në vend do të bëhen me alfabetin latin. Përveç kësaj, të gjitha organet e shtypit, mediat elektronike, faqet e lajmeve, shtypshkronjat dhe shtëpitë botuese në vend do të përdorin gjithashtu alfabetin latin.

Që nga data e sipërpërmendur, letërnjoftimet, lejet e qëndrimit të shtetasve të huaj, dokumentet e qëndrimit dhe letrat do të përgatiten me alfabet latin. Përveç kësaj, të gjitha rrugët dhe emrat e institucioneve, banderola dhe tabela, njoftimet dhe reklamat do të përgatiten me alfabet latin.

Në kuadër të kësaj, rregullat e reja drejtshkrimore të uzbekishtes me alfabet latin do të pranohen si të gatshme në vend.

Derisa në shkrimet zyrtare në institucionet shtetërore të Uzbekistanit përdoret alfabeti cirilik, shkollat ​​në vend japin mësime në gjuhën uzbeke me alfabet latin.

Në Uzbekistan, ku alfabeti cirilik dhe latin përdoren në të njëjtën kohë, ligji për kalimin në alfabetin latin u miratua më dy shtator 1993 ndërsa ky alfabet me 31 shkronja u zëvendësua me alfabetin e ri latin me 29 shkronja në 1995.

Teksa ka ende debate në vend në lidhje me përshtatjen e alfabetit latin më të përshtatshëm në gjuhën uzbeke, shumica e ekspertëve mendojnë se alfabeti latin i miratuar në 1993 është më i përshtatshëm për uzbekishten.

Postime të ngjashme

Kina reagon për akuzat e ShBA-së  mbi gjurmimin e virusit

Z H

Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

D V

SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë

D V

Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

D V

Wang Yi: Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it

Z H

Tsikhanouskaya: E di se mund të zhdukem çdo moment

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...