Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Nga java e ardhshme Qeveria fillon emërimin e drejtorëve

Shkup, 27 shtator – Nga java e ardhshme Qeveria fillon emërimet e drejtorëve. Kryeministri Zoran Zaev thotë se si fillim do të niset me emërime, ndërsa deri më 15 tetor duhet përfundojnë procedurat për hapjen e konkurseve për drejtorë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse etj. Zaev thotë se duhet respektuar procedurat të cilat i proklamon Qeveria përmes konkurseve, CV-së dhe letrave motivuese, ndërsa në disa çështje kadrovike duhet pyetur edhe ministrat. Gjatë marrëveshjes për Qeveri, partnerët e koalicionit janë marrë vesh për ndryshimin e drejtorive dhe kuadrove. Gjatë këtij mandati LSDM-ja do të udhëheqë me ndërmarrjet publike si “Rrugët Shtetërore”, Postën dhe Fondin Shëndetësorë, ndërsa BDI me MEPSO-n, Agjencinë e Barnave dhe AEK.

“Pritjet e mia janë që të gjitha emërimet dhe procedurat për emërime të mos zgjasin më shumë se 15 ditët e para të tetorit. Pra procedurat do të nisin në këto pak ditë të shtatorit dhe 15 ditët e para të muajit të ardhshëm, duke përfshi brenda tyre edhe afatet për zgjedhjen e tyre”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Postime të ngjashme

Punësime në Gjevgjeli, Dellçevë dhe Berovë të maqedonasve të deklaruar si shqiptarë?

Dafina Vidishiqi

Fadil Zendeli ia then bastionin ASh-së, Gostivari radhit pas Zendelit

Dafina Vidishiqi

Azem Sadiku nga PDSH do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Studeniçanit

R Zh

Dokumentet personale, MPB azhuron sistemin, vonesa deri të martën

Dafina Vidishiqi

Ruzhin: Makron dhe Merkel mund ta zgjedhin problemin mes RMV-së dhe Bullgarisë

R Zh

Lëvizja BESA vazhdon ristrukturimin, sonte u themeluan nëndegët e fshatit Çajlë dhe Forinë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...