Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Nga Jennifer Aniston tek JLo – Reagimet e yjeve të Hollivudit për fitoren e Biden

Yjet e Hollivudit po brohorasin me zë të lartë për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Nga Priyanka Chopra Jonas, Jennifer Aniston, Sophie Turner te Jennifer Lopez, të gjithë shihen duke festuar fitoren e Joe Biden.

Kandidati i Partisë Demokratike mundi republikanin Donald Trump në një betejë të ngushtë për postin presidencial.

Dhe kjo duket se ka entuziazmuar edhe më tepër përkrahësit e Biden, i cili njihet për rrugëtimin e gjatë në skenën politike të Shteteve të Bashkuara.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez postoi para pak çastesh në Instagram një video ku shihet duke kërcyer dhe tejet sensuale, të shoqëruar me mbishkrimin: Gjendje! President Joe Biden! Zv/ presidente Kamala Harris!

Ndërsa Priyanka Chopra Jonas ndau në rrjet një foto të kanalit televiziv CNN, teksa trajton lajmin e fitores së Joe Biden dhe Kamala Harrisit.

Ish-mbretëresha e bukurisë shkroi:

“Amerika foli në thyerje rekord dhe vendimi është në çdo votë të numëruar. Unë duartrokas të gjithë ata që votuan në atë që ishte një shfaqje kaq e fuqishme se si duhet të funksionojë një demokraci.

Ishte mahnitëse parja e këtyre zgjedhjeve në SHBA. Urime për presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe zëvendës presidenten Kamala Harris, gruaja e parë në këtë post. Vajza, çdo gjë mund të ndodhë!”

Aktorja e serialit “Friends”, Jennifer Aniston zgjodhi të reagojë pikërisht me një fotografi të shkëputur nga seriali popullor televiziv, ku duket entuziaste dhe e lumtur.

Postime të ngjashme

Vdes nga kanceri nëna e Melinda Ademit

T E

Sadik Ukaj- Sadi gati për super projektin “Oj nana jem”

T E

James Arthur pendohet për deklaratat ndaj këngëtares shqiptare

S.B.

Irina Shayk josh me dukjen në “Versace’s Milan Fashion Week”

S.B.

Ronela Hajati mahnit me fotosesionin e ri, tërheq vëmendjen e madhe të fansave

S.B.

Anxhelina Hadërgjonaj paralajmëron lansimin e këngës së re

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...