Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Nga koalicionet, te pragu zgjedhor dhe listat/ Çfarë ndryshoi në Kodin Zgjedhor, asnjë pengesë për të hyrë në fuqi

Në diskutimin politik të 9 muajve të fundit, përveç pandemisë nga COVID-19 dhe pasojave ekonomike që ajo ka krijuar, një pjesë të madhe të debatit ka zënë edhe Kodi Zgjedhor. Brenda pak muajsh ai ka ndryshuar dy herë, fillimisht si rezultat i akordit në Këshillin Politik mes PS-PD-LSI dhe më pas në tetor pa dakordësi nga maxhoranca socialiste.

Duke lënë disi mënjanë ndryshimet e miratuara në 23 korrik që më shumë kishin të bënin me pjesën teknike menaxheriale të procesit zgjedhor dhe të administratës, Kodi Zgjedhor i votuar në 5 tetor prodhoi disa elemente që do të jenë për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Fillimisht, sa u përket listave, pasi teorikisht ato do të jenë të hapura dhe zgjedhësit do të kenë mundësinë për të zgjedhur deputetin që duan, edhe pse kjo votë e tyre pak gjasa ka që realisht të përcaktojë deputetët që do të marrin mandatit. Kjo skemë e propozuar nga PS-ja dhe më pas e votuar në Kuvend, u kundërshtua nga opozita në Parlament, e cila quajti atë praktikisht si një mbajtje të mbyllur të listave për deputetë. Një ndryshim shumë i madh që iu bë Kodit Zgjedhor ka të bëjë me koalicionet parazgjedhore.

Tashmë me hapjen e listave nuk do të ketë më koalicione me listë të përbërë, por me një listë unike. Ky ndryshim ka qenë tema më e fortë e përballjes mes opozitës së bashkuar dhe maxhorancës. Nga PDja e LSI-ja ky ndryshim i bërë nga PS-ja në çështjen e koalicioneve dhe të formulës së mandateve, u konsiderua si një tentativë për të penguar bashkimin e të gjitha forcave opozitare në një front.

Po ashtu, ndryshime më pak të debatuara që u përfshinë në Kodin Zgjedhor të votuar në 5 tetor, ishin edhe ato që kishin të bënin me pragun zgjedhor dhe mundësinë për kryetarët e partive për të kandiduar në 4 qarqe të ndryshme. Pragu zgjedhor në 25 prill do të jetë 1 për qind në rang kombëtar, ndryshe nga 3 për qind që u propozua më herët.

Ndërsa “favori” për kryetarët e partive për të kandiduar në 4 qarqe u kërkua nga opozita në Kuvend dhe ishte një nga “lëshimet” që PS-ja bëri përkundrejt tyre. Këto ndryshime tashmë nuk kanë më asnjë pengesë për të hyrë në fuqi dhe të implementohen në zgjedhjet e 25 prillit. Hyrja në fuqi u shty me disa javë për shkak se Presidenti mori kohë për të çuar dekretin në Kuvend, ku kërkonte rishqyrtimin, por që u hodh poshtë dje me 97 vota.

Postime të ngjashme

Prokurorët e Hagës nisën intervistimin e komandant Adem Shehut

T E

I ftohti “pushton” Tiranën, temperaturat priten të zbresin në – 0 Gradë celsius

T E

Dëbora bllokon rrugën, banorët e fshatit Panarit të Korçës prej 14 ditësh të izoluar

T E

Presidenti Ilir Meta dekreton tri aktet e propozuara nga Kuvendi për marrëveshjen për vaksinën anticovid

S.B.

Uji nuk tërhiqet/ Në Gjorm të Kurbinit janë bllokuar kanalet kulluese

S.B.

Vasili: Qeveria bën propagandë me pandeminë, situata është emergjente

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...