Maqedoni TOP LAJM

Nga LSM të kënaqur që do të merren parasysh më shumë kushte gjatë pensionimit

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator, zhurnal.mk – Lidhja e sindikatave të Maqedonisë është e kënaqur për shkak se është pranuar propozimi i tyre për vendosje të disa kushteve për pensionim, por plotësisht do të shqyrtohet se cilat nga kushtet do të merren parasysh.

LSM nga mesi i korrikut edhe njëherë publikisht kërkoi të shqyrtohen propozimet e tyre, të shprehura përmes qëndrimeve të punëdhënësve, menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re, sepse konsiderojnë se nuk mundet punëtorë nga veprimtari të ndryshme, të cilët kanë peshë të ndryshme të punës, të pensionohen nën kushte të njejta.

Sindikata krahas kushtit të përhershëm, kërkoi të vendosen edhe disa kushte të tjera.

Kërkesat janë pensionim me moshës, përkatësisht 35 vite stazh për gratë, 40 për burrat, pa marrë parasysh moshën. Pension sipas moshës apo stazh pune varësisht nga veprimtaria.

Nga Sindikata sqarojnë se punëtorët në shtet janë të punësuar në veprimtari të ndryshme dhe kryejnë detyra të punës në kushte të ndryshme. Prandaj, sipas tyre, nevojitet të parashihen me ligj kushte të ndryshme për pensionim për punëtorin ndërtimor, punëtorin në industrinë e tekstilit apo minatorin, për dallim nga punëtorët të cilët për shembull janë të punësuar në administratë.

Nëse përcaktohen kushte të ndryshme për pensionim, kushtet do të jenë zgjedhje e punëtorëve, ndërkaq jo të detyrueshme, përkatësisht punëtori do të vendosë nën cilat kushte dëshiron të pensionohet, propozojnë nga LSM.

Sindikata propozon të vendoset edhe pensionim i parakohshëm i moshës, që punëtorët do të mund ta realizojnë në moshë prej 60 vjeç. me minimum stazh të punës prej 15 viteve. Punëtorët e përfshirë në këtë grup do të jenë persona të cilët punojnë, por për shkaqe shëndetësore nuk mund të vazhdojnë me punë, ndërkaq nuk mund të shpallen invalidë, për shkak të falimentimit apo likuidimit ose janë persona të papunë të cilët e përmbushin kushtin prej minimum 15 vite stazh të punës.

Ky kusht për pensionim, sqarojnë nga LSM, në pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian është i njohur si kusht i përgjithshëm për pensionim dhe ai realizohet në moshën 60-vjeçare.

LSM kërkon nga Qeveria t’u lejohet punëtorëve vetë ta paguajnë kontributin për sigurim invalidor pensional nëse nuk e kanë përmbushur kushtin prej minimum 15 vite stazh të punës, përkatësisht punëtorëve të cilëve u mungojnë deri tre vite stazh nga minimalja prej 15 viteve.

Sindikata kërkon edhe vendosje të stazhit me benefite për punëtorët e ndërtimtarisë dhe punëtorët nga veprimtari të ndryshme ku detyrat e punës zhvillohen në kushte veçanërisht të vështira që ndikojnë dëmshëm ndaj jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Postime të ngjashme

Osmani në takim online me një grupë të ish deputetëve evropianë

admin

Karakaçanov: Kishim bisedë të gjatë, tani gjithçka varet nga autoritetet në Shkup

T E

Lajmi i fundit/Qeveria vendos të heq PCR testin vetëm me Kosovën, me vendet tjera duhet negativ 48 orë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...