Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

nga D V

Nga muaji prill, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do të ushtrojë veprimtarinë institucionale në pronën e Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë.

Këtë e bëri të ditur ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ai ka shkruar se kjo hapësirë e krijuar vetëm për Agjencinë, e cila siç tha “është një nga kriteret e rëndësishme drejt akreditimit të AZHB-së në fondet e Bashkimit Evropian”.

“Janë 1500 metra katrorë, me 30 zyra, salla takimesh e prezantimesh dhe hapësira të përshtatshme për arkivin që tashmë janë renovuar.

Kjo hapësirë e krijuar vetëm për Agjencinë është një nga kriteret e rëndësishme drejt akreditimit të AZHB-së në fondet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Peci në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More