Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nga mungesa e vaksinave, qytetarët e Maqedonisë po vaksinohen në Serbi !?

Shkup, 3 shkurt – Zhurnal.mk – Pas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë se eventualisht vetëm një sasi e vogël e vaksinave kundrë Covid do të arrijnë në Maqedoni dhe atë muajin tjetër, një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë aplikojnë në mënyrë elektronike që të vaksinohen në Serbi, transmeton Zhurnal.

Edhe pse informatat e deritanishme janë se vetëm shtetasit e Serbisë mund të zgjedhin se me çfarë vaksine mund të vaksinohen, shtetasit e Maqedonisë gjithsesi mundohen në çfarëdo mënyre të arrijnë deri tek mbrojtja eventuale nga korona virusi. Informatat thonë se edhe shtetas të Maqedonisë janë vaksinuar në Serbi.

Në aplikacionin elektronik serb janë dhënë mundësitë që të zgjedhet me cilën vaksinë duan të vaksinohen: Pfizer, Moderna, Astrazeneca, Sputnik apo Sinofarm.

Portali serb “Blic” thotë se në Serbi deri tani janë vaksinuar 4000 shtetas të huaj dhe për to vaksinimi është falas.

Serbia ka tërhequr vëmendjen sepse është shteti i parë në Evropë për numrin e qytetarëve të vaksinuar, ndërsa i treti në botë. Sipas statistikave, para Serbisë me qytetarë të vaksinuar janë vetëm shtetet e Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

Zaevi për “Ballkan të Hapur”: Derisa BE-ja nuk e përmbush premtimin, ne do punojmë për një jetë më të mirë

R Zh

Zjarret në Turqi / Maqedonia e Veriut s’ka turistë të rrezikuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...