Nga Muriqi te Rashica e Rrahmani, top shënuesit e Kombëtares së Kosovës

nga D. V.

Kombëtarja e Kosovës do të nisë ndeshjet për vitin 2025, ku sonte (e enjte) pret Islandën në ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

Në fakt Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje me Vikingët, sonte e para dhe pas tre ditëve e kthimit për të kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Vedat Muriqi është larg shënuesi më i mirë me 28 gola në 58 ndeshje me fanellën dardane.

Menjëherë pas Muriqit është Milot Rashica me 12 gola në 59 ndeshje, derisa i treti është Arbër Zeneli me nëntë gola në 33 takime të luajtura.

Kapiteni Amir Rrahmani ka shënuar shtatë gola, derisa pesë gola ka Edon Zhegrova.

Benjamin Kololli, Elbasan Rashani dhe Valon Berisha kanë nga katër gola, derisa Atdhe Nuhiu dhe Besar Halimi e kompletojnë top 10-shen me nga tre gola.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More