Nga nëntori SHBA-ja lehtëson masat për udhëtime nga jashtë, pasagjerët duhet të plotësojnë dy kushte të rëndësishme

Shtetet e Bashkuara nga fillimi i nëntorit do të lejojnë hyrjen për të gjithë pasagjerët nga jashtë, me kushtin që të jenë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 (me dy doza), ka bërë të ditur sot Shtëpia e Bardhë.

Pasagjerët përveç kësaj do të duhet t’i nënshtrohen testimit të COVID-19 tri ditë para se të nisen për udhëtim në SHBA, dhe gjatë tërë kohës të bartin maskë, transmeton Telegrafi.

Aviokompanitë do të jenë të obliguara të mbledhin informacione për pasagjerët, me qëllim që të mund të kontaktohen në rast nevoje, ka shtuar Shtëpia e Bardhë.

SHBA-të do të shfuqizojnë kufizimet që vlenin nga marsi i vitit të kaluar. E deri më tani nuk dihet se cilat vaksina do të njihen si valide për udhëtim në SHBA. 

Related posts

Tërheqja nga Afganistani në një fazë të rrezikshme, thotë Pentagoni

D V

Anija me migrantë fundoset afër ishullit grek

D V

Mbi 800 viktima me koronavirus në Rusi

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More