Agjencia Zhurnal.mk

Nga nesër çmime të reja të rrymës !?

Shkup, 27 qershor – Zhurnal.mk – Nesër do të mësohet çmimi të cilën nuk do ta caktojë më KRE por e njejta do të vërtetohet pasi do të bëhen llogaritë e nevojshme me parametra tjera të përfshira në procesin e formimit të çmimit që do të kushtojë, njofton Zhurnal.

Sipas procedurave që ekzistojnë ka rregulla për furnizim me energji elektrike të cilën duhet ta zbatojë furnizuesi univerzal ndërsa deri nesër publiku duhet ta mësojnë dhe çmimin e ri të rrymës. Nuk priten ndryshime drastike as nga njeriu i parë i Komisionit Rregullativ për Energjetikë Marko Bislimovski e as nga zv.kryeministri Koço Angjushev.

“Nëse çmimi do të jetë më i lartë apo më i ulët i energjisë elektrike nga gushti, dotë mësohet pas hapjes së ofertave në tenderin e shpallur nga furnizuesi univerzal me energji elektrike, kompania e sapoformuar “EVN Home”, tha Bislimovski.

Zv.kryeministri Angjushev nuk pret që çmimi të rritet përshkak se theksoi që ELEM momentalisht është kompani profitabile, e shtoi që në dy vitet e fundit çmimi i rrymës është stabil.

“U vendos tarifë e lirë për qytetarët që kishin impakt tetë, gjegjësisht 11 milion euro përfunduan në xhepat e qytetarëve, dhe fakt është që ELEM u bë kompani e shkëlqyer profitabile e cila sot akumulon përfitime prej 49 milion euro”, theksoi zv.kryeministri./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...