Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Nga nesër do të mbyllet kalimi i makinave në njërin tub të tunelit të Kërrabës, zbuloni arsyen

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se nda dita e nesërme njëri tub i tunelit të Kërrabës do të mbyllet për mjetet dhe do të bëhet kalimi i tyre vetëm në njërin prej tyre.

ARRSH njoftoi se mbyllja e tij do të bëhet për larjen e tyre dhe ky proces do të përfundojë brenda një  periudhe 30 ditore. Drejtuesve të mjeteve u kërkohet që të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe mesazhet në tabelat elektronike të tunelit, për orientimin në lidhje me situatën.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ju njofton se më datë 16.05.2021, nga ora 21:00-deri në orën 06:00 do të bëhet larja e mureve të Tunelit të Kërrabës.

Duke pasur parasysh fluksin e madh të mjeteve që qarkullojnë në këtë objekt, rreth 15 mijë mjete në 24 orë, procesi i larjes do të realizohet gjatë orëve të natës, deri në mëngjes. Gjatë këtij orari do të punohet për larje në njërin tub, duke lënë të lirë për qarkullim tubin tjetër.

Ky proces do të përfundojë brenda një  periudhe  30 ditore.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e  Policisë Rrugore, është hartuar Plani i Menaxhimit të Trafikut, i cili parashikon që gjatë natës, kur në njërin tub të punohet për larjen, të qarkullohet në tubin tjetër, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar dhe në prezencën e  patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit (Tiranës dhe Elbasanit).

Nga ana e Operatorit të Tunelit, janë marrë të gjitha masat për zbatimin e Planit të miratuar të Menaxhimit të Trafikut.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ARRSH udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të  qarkullojnë në Tunelin e Krrabës gjatë orëve të natës, të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe mesazhet në tabelat elektronike të tunelit.

#ARRSH #MIE

Postime të ngjashme

Qyteti i Vlorës i gatshëm për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve

Dafina Vidishiqi

Sot votohet për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me tre kundërkandidatë

Dafina Vidishiqi

Nis procesi i votimit në PD/ Vokshi voton në selinë blu

Zekirija Haxhiu

Rama: PS nuk do të mbrojë askënd nëse drejtësia kërkon llogari nga ai

Zekirija Haxhiu

Fundi i maratonës së Gramoz Ruçit

Dafina Vidishiqi

Kongresi, vendimet e rëndësishme që morën 3000 delegatët socialistë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...