Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Nga nesër do të punojë teleferiku i ri me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

Shkup, 28 janar – Prej nesër, për herë të parë këtë sezon e vëmë në punë teleferikun e ri me gjashtë ulëse “Lajtner” në Qendrën e Skijimit “Kodra e diellit”, ndërsa përdorimi i gjashtë – ulësve në ditën e parë të lëshimit është falas për pamje panoramike të vizitorëve të Kodrës së Diellit, informojnë nga “ELEM Turs”, i cili menaxhon me qendrën dimërore.

“Bëhet fjalë për një teleferik supermodern, i vetmi i këtij lloji në vend. Gjatësia e linjës së teleferikut është 1,510 metra, me një kapacitet maksimal për transport të 2,400 skiatorëve në orë. Teleferiku me gjashtë ulëse është i pozicionuar në lokacionin nga Jelak i vogël deri në majë të ski ashensorit ” Ajduçka Ramnina” (ish Ge). Pas linjës së teleferikut të ri do të sigurohen shtigje të reja skijimi në gjatësi mbi tre kilometra, thonë nga “ELEM Turs”.

Ditët e tjera, shtojnë, teleferiku gjashtë me gjashtë ulëse do të punojë rregullisht, si edhe ski ashensorë e tjerë dhe teleferikët nga ora 9 deri në orën 15:30. Çmimi për një vozitje me teleferikun me gjashtë ulëse nga e shtuna është 150 denarë. Për të gjitha biletat në ski qendrën paguhet kaucion kthyes në vlerë prej 200 denarë.

“Teleferiku i ri me ski ashensorët dhe teleferikët ekzistues do të mundësojë rrjedhje më të mirë dhe më të shpejtë të skiatorëve dhe do të ofrojë shtigje akoma më tërheqëse të skive. Me këtë, Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” edhe këtë sezon është zgjedhja e duhur për ski dhe snoubording dhe për të gjithë ata që kënaqen me sportet dimërore”, thonë nga ELEM Turs dhe shtojnë se nesër në lëshimin në punë të teleferikut me gjashtë ulëse do të marrin pjesë edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik dhe menaxheri i “ELEM Turs”, Adem Avziu. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Ali Ahmeti për herë të parë në Meçkin Kamen

R Zh

Edhe 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, gjuha shqipe ende nuk gjen zbatim të plotë

R Zh

“Nuk ka dhe nuk duhet të ketë alternativë tjetër pos BE-së”

Z H

Bullgaria e zhgënjyer me rezolutën e miratuar në Shkup

Z H

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Z H

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...