Shkup, 9 tetor, zhurnal.mk – Nga nesër duhet të fillon “Vikendi pa TVSH” dhe të vazhdon gjatë tre ditëve të ardhshme, gjegjësisht 10,11 dhe 12 tetor. Megjithatë që të realizohen ndryshimet e LIjgit për kthimin e një pjese të TVSH-së personave fizik, në procedurë të shkurtuar do të duhet të kalojnë në Parlament, transmeton Zhurnal.
Deputetët e shumicës parlamentare dhe nga opozita mbrëmë debatuan për këtë pikë dhe këmbyen tone të ashpra lidhur me projektin. Derisa qeveria thotë që ky projekt është në të mirë të plotë të qytetarëve, nga VMRO-DPMNE vërtetuan se Vikendi pa TVSH është vetëm për ata që kanë celularë të mençur dhe të cilët skenojnë llogari fiskale. Megjithatë VMRO-DPMNE me shumë mundësi do ti mbështetë ndryshimet.
“Me këtë propozim ligji po bëhet nxitja e shitjeve të produkteve dhe shërbimeve vendore si dhe rritja e digjitalizimit të shoqërisë tonë”, tha zv.ministri i financave, Dimitar Kovaçevski.