Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Nga një shkupjane me shantazh janë kërkuar 1.500 euro që të mos publikohen fotografitë e saj

Shkup, 1 shkurt – Është parashtruar kallëzim penal kundër M.B  (29) nga Shkupi, për shkak të dyshimit bazë se ka bërë vepër penal “Shantazh”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, i denoncuari në periudhën nga 21 deri më 31 të muajit të kaluar, me qëllim për të fituar dobi të paligjshme pronësore e ka shantazhuar A.B. (32) nga Shkupi dhe i ka kërkuar 1.500 euro për të mos ndarë foto dhe video me përmbajtje kompromentuese në rrjetet sociale.

Me këtë rast, kumtoi MPB-ja, më 31 janar në ora 15:35 minuta , e denoncuara, pas marrëveshjes paraprake, është takuar me të dëmtuarën në një kafene në Sheshin Maqedonia-Shkup, ku në mënyrë të paligjshme i kishte marrë 500 euro, të cilat i janë dorëzuar nga ana e të dëmtuarës, me ç’rast nga ana e SPB Shkup ngjarja është dokumentuar në mënyrë përkatëse.

Postime të ngjashme

Aksident në Reçic të Madhe dy persona me lëndime të rënda (Foto)

D V

Theret me thikë një 27-vjeçar në Maqedoni

D V

Aksident në Kërçovë, lëndohet një person

D V

Aksident në Vallandovë, humb jetën një person

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

Arrestohen tre shkupjanë për drogë, më i riu një 18-vjeçar!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...