Nga “projekti politik” i 2021-shit te sfidat e 2026-ës, a ka VLEN fuqinë të mbrojë shqiptarët nga një tjetër manipulim?

nga I.A

Shkup, 30 qershor – Regjistrimi i popullsisë i vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut nuk ishte thjesht një proces për të numëruar sa jemi. Ai doli hapur se ishte një projekt politik për të ulur fuqinë e shqiptarëve, për t’i zbehur në statistika dhe për t’i nxjerrë më të dobët në tavolinat e pushtetit. Sot, disa vite më vonë, akoma ndiejmë pasojat e atij manipulimi të madh. E këtë po e thonë dhe konfirmojnë çdo ditë përfaqësuesit e shqiptarëve në pushtet, VLEN, se BDI ka heshtur kur mërgata nuk është regjistruar si duhet, se BDI paska heshtur kur shqiptarët brenda vendit janë fshirë. Por, a kanë ndikim dhe pushtet aq të mjaftueshëm saqë nëë suaza të ndonjë manipulimi të radhës VLEN të mos heshtë por të reagojë në kohë? shkruan Zhurnal.

BDI heshti por çfarë do të bëjë VLEN-i?

Se BDI ka heshtur kur janë fshirë shqiptarët e dëshmojnë numrat dhe vazhdimi i qëndrimit të tyre në pushtet. Por, çfarë do të ndodhë nëse pretendimet mbesin të njëjta, pra, nëse sërish ulet numri i shqiptarëve në vend? VLEN do të reagojë apo heshtjen do ta justifikojnë se edhe BDI ka heshtur. Nëse analizohet i bie që VLEN ka barrë më të madhe, dhe natyrshëm, faji i heshtjes së VLEN do të jetë i dyfisht. Së pari mos arritjen e regjistrimit të shqiptarëve që BDI i ka fshirë dhe së dyti për ruajtjen e numrit ekzistues të shqiptarëve.

Por, një gjë nuk duhet ta ngatrrojmë VLEN nëse janë gati për resgjitrim duhet ta dinë që shqiptarët doemos duhet të dalin mbi 29.5%. Sepse, këto shifra sipas tyre janë të pavërteta janë fshirë shqiptarë dhe tani duhet të regjistrohen. Pra, nëse nuk janë gati që procesi i regjistrimit t’i nxjerrë shqiptarët mbi 29.5% është gabim të mbështet ky proces.

BDI, që pretendon se mbron shqiptarët, ishte pikërisht partia që bashkë me LSDM-në shpiku ndarjen e njerëzve në “rezidentë” dhe “jorezidentë”, duke përjashtuar qindra mijëra shqiptarë të diasporës nga të dhënat zyrtare. E gjitha kjo me një qëllim të vetëm të dalim më pak në përqindje dhe më pak të rëndësishëm në ndarjen e pushtetit dhe të buxhetit të shtetit. Kjo nuk është më thjesht neglizhencë, kjo është tradhti ndaj interesave kombëtare shqiptare.

Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, e ka quajtur me të drejtë “tradhti kombëtare” dhe ka nxjerrë shembuj të qartë në disa fshatra të Strugës, ka më shumë votues në zgjedhje sesa banorë të regjistruar në 2021. Pra shqiptarët janë aty, votojnë, punojnë, jetojnë, por në letra janë zhdukur. Kush i fshiu? Kush i bëri “të padukshëm”? Përgjigjja është e thjeshtë politikat e pista të BDI-së.

Edhe Gjykata Kushtetuese e konfirmoi se ndarja në “rezidentë” e “jorezidentë” ishte antikushtetuese, pra e paligjshme. Por askush nuk po shkon në burg, askush nuk po jep llogari. BDI vazhdon të heshtë, të fshehë kokën si struci dhe të luajë rolin e patriotit me flamur në Facebook, ndërkohë që përmes vendimeve të saj e la mërgatën shqiptare jashtë numrave zyrtarë.

Po VLEN? VLEN sot me të drejtë i denoncon këto krime politike dhe premton se regjistrimi i ardhshëm në vitin 2026 do të tregojë të vërtetën. Por këtu lind një pyetje e madhe dhe e rëndë a ka VLEN realisht pushtetin për ta ndalur një tjetër manipulim, nëse ndonjë forcë tenton sërish të na zvogëlojë në letra?

Nëse në 2026 shqiptarët dalin më pak se 29.5%, kush do të mbajë përgjegjësi? A do të kemi sërish të njëjtin skenar, ku numrat nuk përputhen me realitetin, e ku shqiptarët në terren janë shumicë, por në dokumente figurojnë pakicë? Dhe a do të jetë VLEN mjaftueshëm e fortë për të garantuar që kjo të mos ndodhë?

Ky nuk është thjesht debat shifrash. Kjo është betejë për të ardhmen tonë, për të drejtat tona, për buxhetin e komunave tona, për punësimet, për shkollat e spitale tona. Sa më pak shqiptarë të ketë në letra, aq më pak para e vendime për zonat shqiptare. Ka ardhur koha që kjo të thuhet troç, pa doreza.

VLEN ka marrë përsipër një mision të rëndë të ndreqë padrejtësinë e madhe të vitit 2021. Por duhet të bëjë më shumë se statuset e ashpra në Facebook. Duhet të garantojë me ligj, me institucionet që drejton, me mekanizma konkretë, që askush të mos guxojë të përsërisë një tjetër manipulim. Sepse nëse edhe regjistrimi i vitit 2026 del i shtrembëruar, atëherë nuk do të ketë më justifikime.

Tani është momenti për të bërë presion publik, për të mobilizuar të gjithë shoqërinë dhe mërgatën, që të jetë syçelë për çdo mashtrim të mundshëm. Është koha për të kërkuar garantime ndërkombëtare, për të monitoruar çdo hap të Entit të Statistikave, dhe për të mos lejuar që historia e 2021-shit të përsëritet. Nëse lejojmë prapë, atëherë faji do të jetë edhe i yni. Dhe atëherë nuk do të ketë flamur as fjalë të mëdha që të na shpëtojnë nga pasojat. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More