Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Nga reagimi i bashkëshortit tek idetë për emrin, Afërdita rrëfen gjithçka rreth shtatzënisë

Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, është hapur për të treguar gjithçka sa i përket shtatzënisë së saj.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është përgjigjur pyetjeve të fansave, të cilat ishin nga më të ndryshmet.

Nuk do të mungonte as pyetja se si e ka pritur lajmin bashkëshorti i saj, i cili fillimisht nuk mund të besonte se mrekullia ka ndodhur.

“Ai nuk mund të besonte. Unë bërtisja dhe i tregova testin. Ai më tha se nuk do besoj derisa mjeku të thotë po”, ka shkruar ajo.

Dreshaj tregoi po ashtu se nuk ka ndonjë ide për emrin e foshnjës që do vije në jetë, ndërsa lindjen do ta ketë në mënyrë natyrale.

Ajo në disa imazhe nuk shihet edhe me aq barkun e fryrë, ndërsa thekson se është në muajin e pestë dhe se ka kohë që t’i rrumbullakoset.

Modelja përndryshe kurorëzoi dashurinë me martesë dy vite më parë, me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Postime të ngjashme

Anxhela Peristeri prezanton videoklipin e këngës që do na përfaqësojë në “Eurovision”

T E

Don Xhoni dhe Tayna së shpejti në bashkëpunim

S.B.

Qentë e Lady Gagës gjendet të sigurt pas sulmit që iu bë rojtarit të këngëtares

S.B.

George Clooney dhe Julia Roberts do të bashkohen për filmin “Ticket To Paradise”

S.B.

Bebe Rexha zbulon fobinë e saj: Urrej udhëtimin me aeroplan

S.B.

Loredana i bën më të shpeshta paraqitjet pa makijazh

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...